Zhdukja e dy personave në Sarandë, Hoxha: Dyshohet se janë eleminuar

Artan Hoxha ka folur për zhdukjen e dyshimtë të dy personave në Sarandë në datën 6 prill.

Hoxha deklaroi në “Të Paekspozuarit”, se Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori dyshohet se janë eleminuar.

Në 6 prill në Sarandë janë rrëmbyer dy persona. Njëri pronar i disko Eldorado, që e ka shembur INUK para dy muajsh. Versioni kryesor është që ata janë eleminuar dhe nuk ka asnjë lloj gjurme.

Ai ka shkuar për të marrë gjërat që kishin mbetur nga lokali. Ka lënë babain te vendi ku ka patur diskon, për të ruajtur gjërat. Ka vajtur në një lojal bashke më Leonard Theodhorin. Kanë lëvizur me makinë me qira, pa GPS. Makina më pas u gjet nga nëna e Theodhorit, pa asnjë shenjë brenda.

Saranda në dy drejtimet që ka, ka të instaluara kamera me rezolucion të lartë që identifikojnë targën e mjetit. Nuk ka asnjë shenjë nga këta persona.

Të dy janë marrë me trafikun e lëndëve narkotike në të kaluarën“, tha Hoxha.


Shtuar 20.04.2023 22:59