Ardian Nikulaj është biznesmeni që u ekzekutua mesditën e sotme në pedonalen e Shëngjinit.
Ai u vra brenda në lokalin e tij në Shëngjin, teksa po konsumonte kafen.
Autori i veshur me jelek fosforishent dhe me maskë në fytyrë e ka qëlluar pa mëshirë me 6 plumba, dy prej tyre kapën 50-vjeçarin.
Nuk dihet ende identiti i autorit e as aryseja e krimit.
Sakaq policia po heton një sërë pistash në lidhje me motivet e ngjarjes.
Njëra prej tyre është pista e gjakmarrjes, pasi në vitin 2010 vëllai i viktimës është vraraë nga pjesëtarët e fisit Palaj.
Nikulaj i cili ka ndërruar mbiemrin, pasi më parë e ka patur Marku, ka qenë i dënuar dy herë, në vitin 2003 për armëmbajtje pa leje dhe në vitin 2006-të për falsifikim.
Ai ka qenë gjithashtu kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës në vitin 2021 nën siglën e PD-së, ku dhe u akuzua nga ish-kryeministri Sali Berisha për blerje votash.
/albeu.com/