Ambasadori i Bashkimit Evropian në Khartoum u sulmua në shtëpinë e tij sot, tha kryediplomati i bllokut Josep Borrell, ndërsa luftimet midis gjeneralëve rivalë pushtuan Sudanin.
“Disa orë më parë, ambasadori i BE-së në Sudan u sulmua në rezidencën e tij”, shkroi Borrell në Twitter, pa dhënë detaje të lëndimeve të të dërguarit.
“Siguria e ambienteve diplomatike dhe e stafit është një përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar,” shtoi Borrell.
Megjithëse Borrell nuk e përmendi emrin e tij, ambasadori i BE-së në Sudan është Aidan O’Hara, një diplomat irlandez.
Sudani po përjeton ditën e tretë të luftimeve midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF).
Të dyja palët pretenduan se kontrollonin vendet kryesore në Khartoum, ku banorët ishin strehuar nga shpërthimet.
Më shumë se 1,800 civilë dhe luftëtarë janë plagosur sipas Volker Perthes, i dërguari i OKB-së për Sudanin. Ai u tha gazetarëve të hënën se rreth 185 njerëz kishin vdekur./albeu.com