Alibeaj: Zgjedhjet e 14 majit në kushte të komplikuara për PD-në

Kryetari I komanduar I Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi sot ekipin për Tiranën në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Teksa pranoi se zgjedhjet e 14 majit janë zgjehdje në kushte të komplikuara për kalvarin që Partia Demokratike po kalon, Alibeaj tha se PD do të ringrihet dhe do të jetë më e fortë.

Alibeaj pohoi se PD-ja do të jetë në të ardhmen alternativa qeverisëse, për shkak të djersës që demokratët kanë derdhur në kauzat për të mirën e Shqipërisë.

“Janë zgjedhje në kushte të komplikuara për PD dhe kalvarin që kjo parti ka kaluar vitin e kaluar, këto janë zgjedhja të rëndësishme për shqiptarët. Falënderoj demokratet që mbrojtën këto kauza. PD do të ngrihet më e fortë. Këto vlera dhe sakrificë do të triumfojë. PD do të jetë në të ardhmen alternativa qeverisëse për shkak dhe të djersës që kemi derdhur dhe kauzat tona. Jemi të bindur se vlerat në të cilat besojmë do fitojmë”, tha ai./albeu.com/


Shtuar 14.04.2023 13:56