Manovra të rrezikshme në rrugë, policia gjen dhe gjobit “Schumacher-at” e Tik Tok-ut

Policia e Tiranës ka identifikuar përmes rrjeteve sociale drejtuesit e automjeteve të cilët kryenin manovra të rrezikshme në rrugët e kryeqytetit.

Në datën 09.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në rrugën “Bulevardi i Ri”.

Pas hetimeve dhe vëzhgimeve në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, së bashku me mjetet përkatëse.

Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3.

Policia Rrugore e Tiranës i ka bërë apel qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë të gjitha shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor./Albeu.com/


Shtuar 10.04.2023 11:48