Këta janë dy të rinjtë Serxho Kukaj dhe Eglis Delaj, të cilët humbën jetën tragjikisht në Shkodër. Njëri prej tyre, humbi jetën në vendngjarje e tjetri në spital.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër-Malsi e madhe.
Faqja “Zani i Veriut”, ka publikuar imazhet e dy adoleshentëve, ndërsa postimi është ‘pushtuar’ nga ngushëllimet e qytetarëve për këtë humbje të madhe.
“ZOTI ju dhashte force Familjarve me perballue kete dhimje! Pushofshin ne paqe,”- shkruan dikush.
“Zoti I forcofte familjaret e tyne ata pushoshin ne paqe,”- shkruan dhe një tjetër.
“ZOTI forc me e perballu ket dhimbje te Malle o Zot forcoj Familjet e tyre QOFSHI TE XHEHNETIT,”- vijon dikush më tej.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku u përfshinë tre makina.