Kaloi kufirin për të blerë cigare më të lira, arrestohet në Suedi ish-komandanti i Wagner

Një ish-komandant i Wagner-it i cili iku në Norvegji është arrestuar në Suedi, ka thënë një aktivist rus për të drejtat e njeriut.

Andrei Medvedev dezertoi pasi iu bashkua grupit mercenar si vullnetar në korrik dhe u dërgua në Ukrainë 10 ditë pas nënshkrimit të kontratës së tij.

Ai u arrestua pasi kaloi kufirin në Suedi me një autobus për të blerë cigare më të lira, tha Vladimir Osechkin.

Ndërsa përpiqej të kapte një autobus për në Norvegji, ai u pikas nga një automjet policie dhe oficerët e arrestuan për një çështje migrimi.

“Andrei pretendon se nuk e dinte se nuk mund të largohej nga Norvegjia derisa të shqyrtohej çështja e azilit politik”, zoti Oseschkin.

26-vjeçari tani po mbahet në burgun e migracionit të Goteborgut, shtoi ai.


Shtuar 7.04.2023 17:40