“Shkodra do të jetë frymëzim për të gjithë Shqipërinë”, Meta: Më 14 maj ndryshimi do jetë i jashtëzakonshëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se Shkodra do të jetë frymëzim për të gjithë Shqipërinë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Një ditë pas takimit dhe prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia, Meta shkruan se sa herë viziton Shkodrën aq më shumë beson se më 14 maj ndryshimi do jetë i jashtëzakonshëm.

Meta: Sa herë që vij në Shkodër, aq më shumë besoj se më 14 Maj Ndryshimi do të jetë I jashtëzakonshëm. Shkodra do të jetë frymëzim për të gjithë Shqipërinë, për të gjithë të rinjtë që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri. Shkodra ❤️ ime. Bashkë?Fitojmë!✌️??

/Albeu.com./


Shtuar 6.04.2023 09:19