Biden bën gafën e radhës, ngatërron emrin e qytetit me grupin e njohur të muzikës (VIDEO)

Gafat e presidentit amerikan nuk kanë fund.

Këtë herë Joe Biden ngatërroi emrin e qytetit të shkatërruar nga tornadot vdekjeprurëse me ermin e një bande të njohur të muzikës rock.

Biden vizitoi dje qytetin e shkatërruar nga tornadoja Rolling Fork në Mississippi.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve, Biden  tha se gjendet në Rolling Stone, duke iu referuar kështu grupit rok legjendar në vend se të thoshte Rolling Fork.

“Po bëjnë të pamundurën që të kenë vend për të fjetur, ushqim dhe do t’ju ndihmojë ta rindërtoni jetën në Rolling Stone. E gjitha kjo ndodhi me vullnetin e Zotit. Qyteti Rolling Stones do të rikthehet dhe do të jemi me ju në çdo hap”, tha Biden.

/albeu.com/


Shtuar 2.04.2023 11:48

Tags: