Vjehrri më i ëmbël, kështu e uroi Sabri Fejzullahu Arianën për ditëlindje (FOTO LAJM)

Ariana Fejzullahu, që është bërë shumë e njohur në rrjete sociale për historinë e dashurisë me Ermal Fejzullahun dhe stilin e veçantë, ditën e sotme feston 34-vjetorin e lindjes. Mes mesazheve të shumta të urimit nuk munguan ato nga njerëzit e saj më të afërt. Ermali zgjodhi ta uronte partneren e jetës me pak fjalë, por që thonë shumë.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Ermali përkrah një fotografie të Arianës.

Ndërsa urimi i Sabri Fejzullahut, vjehrrit të saj, i ka surprizuar të gjithë. Ai ka postuar po ashtu një foto të nuses së shtëpisë dhe i ka bërë një dedikim plot dashuri, që me siguri çdo vajzë do e kishte zili.

“Atë ditë të madhe që erdhe na e zbukurove shtëpinë ti lule e jona. Edhe 100 të tjera”, ka shkruar Sabriu, duke treguar vlerësimin e madh që ka për nusen e djalit.


Shtuar 18.05.2021 12:16