22 mijë shqiptarë kanë marrë vizë amerikane brenda vitit, çfarë ndodhi në 2022

Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri bën me dije se sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë.

Sipas ambasadës më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë, që do të thotë dy herë më shumë se çdo vit tjetër.

Ambasadorja Yuri Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve.

Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi./albeu.com/ 


Shtuar 31.03.2023 11:22