Sali Hajdari, 33 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit pas një plage me thikë në zemër. Fillimisht u raportua se Hajdari ishte plagosur gjatë një konflikti, por policia bën me dije se 33-vjeçari ka goditur veten.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/