Pranoi lidhjen me Gracianon, Manushi habit Argjirën: Prisja më shumë prej teje (FOTO LAJM)

Graciano Tagani dhe moderatorja Argjira Spanca kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre. Por duket se gjithë kjo situatë ka sjellë “zhgënjimin” e Edi Manushit që i ka thënë live moderatores që priste më shumë prej saj. Të dy folën publikisht për një dashuri të madhe që po përjetojnë në krahët e njëri-tjetrit.

Pjesë nga biseda:

Edi Manushi: Kush ëshë single të ngrejë dorën…(heshtje). Hë mo Graciano

Argjira Spanca: Jo unë s’di gjë

Edi Manushi: Është momenti që Graciano t’i hapet shoqërisë

Graciano Tagani: Unë mendoj të ikim

Tea Trifoni: Ke ndonjë llokume?

Graciano Tagani: Pse bëni sikur s’e dini, ju e dini të gjithë

Edi Manushi: Po mirë mi Gjira nga 6 miliardë njerëz në botë, tek ky shkove

Argjira Spanca: Pse more të duket zgjedhje e keqe

Edi Manushi: Nga ti prisja më shumë zemër.

Ana Lleshi: Unë mendoj se janë me fat të dy se kanë gjetur njëri-tjetrin.

Graciano Tagani: Që në fillim e dija që do të ishte e imja.


Shtuar 18.05.2021 09:48