Një nxënës 13-vjeçar sulmoi dhe goditi me thikë 4 mësues dhe dy shokë të klasës në një shkollë publike në Sao Paulo, Brazil.
Njëri prej mësuesve humbi jetën për shkak të plagëve të marra, njoftoi Ministri i Sigurisë Publike Guierme Derite.
Adoleshenti është dërguar në komisariat ku do të merret në pyetje, në prani të prindërve të tij.
Mësuesit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa lëndimet e nxënësve janë të lehta, tha ministri shtetëror i Arsimit Renato Feder.
Për nder të profesorit është shpallur zie treditore.
Feder shtoi se ishte ende herët për të spekuluar mbi motivin e sulmit, duke shtuar se rasti po hetohet nga policia.
Një mësues i edukimit fizik e ka bllokuar nxënësin duke e penguar të plagosë të tjerët.
“Ishte një akt heroik. E ka imobilizuar dhe është kujdesur që t’i marrë thikën. Pa këtë veprim heroik, kjo tragjedi sigurisht që do të kishte qenë shumë më e madhe”, shtoi ministri./Albeu.com/