Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar dhe Bindja Demokratike kanë dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për Këshillat Bashkiak pasditen e sotme.
LZHK dhe BD të cilët janë në koalicion, kanë dorëzuar listat për 61 bashkitë e vendit.
Edhe më herët, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka bërë të ditur se do të dalin me kandidatë të përbashkët për këshillat bashkiakë.
Përsa i përket garës për kryetarë bashkie, Shehi ka deklaruar se do të nxjerrë vetëm disa kandidatë në disa zona./Albeu.com/