Pas Alibeajt, Sali Berisha mbledh Kryesinë në seli

Ish-kryeministri Sali Berisha pritet të mbledhë kryesinë mbrëmjen e sotme.

Albeu.com mëson se mbledhja do të zhvillohet në orën 21:00 në selinë blu.

Këto janë 48 orët e fundit përpara se të përfundojë afati zyrtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sa i takon regjistrimit dhe dorëzimit nga ana e partive politike, të emrave për kryetarët e bashkive, por edhe për Këshillat Bashkiakë.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj pritet të zhvillojë një takim me kandidatët e mundshëm për kryebashkiakë dhe këshilla në orën 15:00.

Sakaq në orën 18:00, Alieaj do të mbledhë kryesinë. Bashkitë e mëdha janë ende pa kandidat nga PD zyrtare./Albeu.com


Shtuar 25.03.2023 13:33