Enkelejd Alibeaj mbledh Kryesinë e PD për kandidatët, 27 marsi afati i fundit

Kryetari i komanduar i PD, Enkeljd Alibeaj ka mbledhur këtë të premte Kryesinë, për të marrë një vendim për emrat e kandidatëve që do të garojnë me logon e kësaj force politike, në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Mbledhja ka nisur në ambientet e reja, përballë Gjykatës Kushtetuese, ndërsa në orën 14:00 Alibeaj do të takohet dhe me deputetët e Grupit Parlamentar.

Afati i fundit për të dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve është 27 marsi.

Megjithatë, ndryshe nga partitë e tjera, Partia Demokratike ndodhet në një situatë të vështirë dhe deputetët kanë qëndrime të ndryshme./Albeu.com/


Shtuar 24.03.2023 11:59