Mihajlovic ironizon Juven: Nëse e vendosin ndeshjen të hënën ua japim fitoren 3-0 në tavolinë dhe ikim me pushime

Juventus luan ndeshjen e fundit të kampionatit në transfertën e Bolognas, një ndeshje që sipas mediave paraqet një koeficient jo të ulët vështirësie pavarësisht se këta të fundit e kanë siguruar mbijetesën dhe nuk luajnë më për asgjë tjetër.

Për sfidën e së dielës ka folur edhe Sinisa Mihajlovic, të cilit nuk i kanë munguar batutat.

“E fundit me Juven? Është akoma larg, këtu do jemi dhe do ta shohim.

“Nuk di as nëse luajmë të dielën. Kush vendos se kur luhet, Juve apo Lega? Lega! Mesa duket… Ne jemi këtu, mund të luajmë edhe të premten, kështu që mbarojmë më herët”.

“Por ata luajnë në Kupën e Italisë të mërkurën, atëherë domosdoshmërish të dielën”, shton ai.

“Mjafton që ata të mos e vendosin të hënën: nëse na vendosin të hënën ua japim fitoren 3-0 në tavolinë kështu që shkojmë me pushime”.


Shtuar 17.05.2021 22:09