Përballja Rama-Meta: Çfarë pritet të shqyrtojë nesër Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë nesër padinë e Kryeministrit Edi Rama ndaj Presidentit të vendit, Ilir Meta në lidhje me mosdekretimin e Gent Cekajt në postin e Ministrit të Jashtëm.

Në ate kohë, Kryeministri Edi Rama vendosi të dekretohet vetë në postin e Ministrit të Jashtëm dhe Gent Cakajn e la zv/Ministër, por duke i deleguar detyrat e Ministrit.

Seanca do të mbahet në orën 10:00 dhe për shkak të Covid-19, seanca do të jetë pa praninë e mediave.

Po ditën e nesërme, Presidenti Ilir Meta është thirrur nga Komisioni Hetimor në një seancë për t’u pyetur për sa i përket çështjeve për të cilat Komisioni Hetimor pretendon se ai ka kryer shkelje kushtetuese.

Rikujtojmë se 49 deputetë firmosën iniciativën për shkarkimin e Presidentit të vendit, Ilir Meta menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, me urdhër të Kryeministrit Rama, i cili u shpreh se Ilir Meta do të shkarkohet pasi ka dhunuar zgjedhjet.

Njoftimi i GJK:

18 Maj, 2021

Kërkues

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Seancë Plenare.

Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut.

Subjekti i interesuar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

Objekti

Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimi kushtetues i nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë

Ora10:00

Shtuar 17.05.2021 09:05