Dita e dytë e vizitës në Greqi, Rama takohet me presidenten: Do t’i zgjidhim të gjitha çështjet e lëna pezull

Pas takimit me kreytarin e parlamentit grek, kryeministri Edi Rama zhvilli një takim me presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou.

Gjatë bisedës me presidenten greke, Rama u shpreh se ndihet shumë optimist se dy vendet do të zgjidhin më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ai tha ndër të tjera se dy vendet ndodhen në rrugën e duhur për sa i përket çështjes së detit.

Rama: Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e njerëzve të zakonshëm. Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e detit tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve./albeu.com/ 


Shtuar 21.03.2023 11:25

Tags: