Të jesh kandidat socialist në zgjedhjet e qarkut të Fierit është një plus i madh përballë kundërshtarit kur kë një elektorat që voton kryesisht majtas, megjithatë duket se socialistëve iu duhet shumë punë për të shkuar deri të listimi i emrit të tyre në fletën e votimit.
Ndërkohë që PS duket se do të konfirmojë Eriselda Sefën për Bashkinë e Lushnjes pas skandalit të arrestimit të kryebashkiakut të mëparshëm, kurse Divjakën e ka nën patronazhim Erion Braçe, beteja e vërtetë duket se po ndodh për Fierin.
Lexo edhe: KULISAT/ Betejë deri në minutën e fundit pë Durrësin, emrat e kandidatëve për të gjithë qarkun
Balla i dha besimin sot Armando Subashit, por emri i tij krijon bezdis në lobin mallakastriot të PS-së, të cilët nuk kanë hezituar ta sulmojnë edhe në publik duke theksuar se “tenderët ne bashkinë e Fierit i merr mafia”.
Rrjedhimisht, Ramës dhe Ballës do t’i duhet ta marrin në konsideratë këtë faktor për të rikonfirmuar Armando Subashin, nisur edhe nga fakti se SPAK është duke hetuar për inceneratorin e Fierit, ku nëpër dosje kalon edhe emri i kryebashkiakut në fuqi.
Lexo edhe: EMRAT/ Njëri në pikëpyetje, 4 të konfirmuar, kush janë kandidatët e PS për qarkun e Tiranës
Çudi për Mallakastrën është konfirmimi i Qerim Ismailit, emri i të cilit u përfol për fshehje të një dënimi me burg në Greqi. KAS nuk mori asnjë masë dënimi ndaj tij kur çështja u diskutua pak vite më parë në vendin tonë pas denoncimit nga demokratët.
Për Bashkinë e Roskovecit duket të jetë konfirmuar edhe Majlinda Bufi, kurse Patosi është ende në diskutim.
Qarku Fier
Bashkia Fier (Armando Subashi-në diskutim)
Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa
Bashkia Divjakë (Ekskluzivitet i Erion Braçes)
Bashkia Patos – Në diskutim
Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi
Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili
/albeu.com