KULISAT/ Betejë deri në minutën e fundit pë Durrësin, emrat e kandidatëve për të gjithë qarkun

Kryesia e PS-së pritet të konfirmojë emrat e kandidatëve të saj për zgjedhjet në bashki më datë 25 mars. Një pjesë e mirë e emrave janë të caktuar tashmë, ndërsa po negociohet ende për bashki të caktuara duke marrë në konsideratë edhe faktorët lokalë.

Burime të AlbEu.com brenda selisë së PS-së bëjnë me dije se socialistët nuk janë të bindur ende për emrin e Emiriana Sakos për Durrësin edhe pse ka një ngulm nga Vangjush Dako. Mësohet se pretendent për bashkinë është edhe kreu i OSHEE-së Ardian Çela, megjithatë emri i tij do të konfirmohet nga PS vetëm nëse ka besimin e Ramës dhe Dako heq dorë nga Sako.

Edhe Çela vetë do të ndërmerrte një hap të tillë nëse ka një dakordësi të gjerë për emrin e tij.

Rama pritet të rikonfirmijë Elton Arbanën në Shijak, ndërsa pas qarkullimit të emrit të Artur Bushit në SPAK, socialistët janë duke kërkuar një emër tjetër, i cili do të caktohet nga faktorët lokalë.

Qarku i Durrësit

Bashkia Durrës – Në diskutim (Emiriana Sako/ Ardian Çela)

Bashkia Krujë – Në diskutim

Bashkia Shijak – Elton Arbana.

/AlbEu.com


Shtuar 20.03.2023 15:16