“Nuk e duronte fare”, Kejvina flet për herë të parë pas daljes nga BBV: Kiara ndryshoi sjellje me Luizin kur u kthye nga spitali

Kejvina Kthella ka folur për herë të parë pas dalje së bujshme nga Big Brother VIP.

E ftuar në “BBVIP Fun Club”, modelja ka komentuar edhe marrëdhënien mes Luizit dhe Kiarës, të cilën e quan jo te vërtetë nga ana e kësaj të fundit. Sipas saj Kiara ndryshoi mendim për Luizin pasi u kthye nga spitali duke nënkuptuar se mund të ketë marrë informacion për popullaritetin e tij jashtë shtëpisë.

“Kiara ka probleme me veten. Kiara mund të ketë qenë që mund të më fliste të më merrte veç në atë moment, madje kur pashë ajo kishte thënë që nuk i rri dot afër se më prish imazhin. Unë nuk e ndjej energjinë pozitive të saj karshi meje.

Në marrëdhënie me Luizin jo, nuk është e vërtetë, më sakte dua të komentoj sa isha brenda në shtëpi, mbase mund të ketë ndryshuar, se sa gjëra ka bërë ai për të, janë dashuruar të gjithë me Luizin. Kiara nuk e duronte fare, më ka bërë çudi ndryshimi i saj. Ajo e nënçmonte, nuk i bënte përtypje, kur u kthye nga spitali ndryshoi, nuk e kuptova pse ndryshoi si ndryshoi”, tha Kejvina.


Shtuar 19.03.2023 14:37