Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës, Arben Mema kërkoi lirinë. Gjykata e Apelit në Tiranë e ka lënë në burg, Arben Memën që terrorizoi me makinë qytetarët në mes të sheshit Skënderbej më 25 prill, ditën e zgjedhjeve.
Arben Mema e apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës, që e la në burg dhe kërkoi lirinë nga Apeli, pasi sipas tij manovrat me makinë nuk i kishte pasur me të keq dhe se i ishte kthyer makina vetë majtas e djathtas.