Ibrahim Lika, 80-vjeç është arrestuar nga policia e Matit pasi kanosi me armë një shtetas pas konfliktit për pronën.
Sipas njoftimit të policisë, 80-vjeçari ka qenë më parë i dënuar për vrasje.
“Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi” në Burrel, ku shtetasi Ibrahim Lika, i dënuar më parë për vrasje , po konfliktohej për motive pronësie dhe po kërcënonte me jetë shtetasin K.K”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Pas ndërhyrjes së policisë, u vu në Lika, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje).
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/