Kontrollet në banesën e ish-ministrit, Berisha: Le të kontrollojnë sënduqet e gruas së Ahmetaj, por nuk shpëtojnë dot

Byroja Kombtare e hetimit dhe policia zbarkuan mbrëmjen e djeshme në banesën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj në Lalz.

Vilës e cila është në emër të partneres së ish-zv.kryeministrit iu vënë shiriti, ndërkohë që u ushtruan kontrolle dhe në banesën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.

Sakaq në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk u gjet e paligjshme. Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh.

Në lidhje me kontrollin në banesën e Ahmetraj, Sali Berisha është shprehur sot se kontrolli i sëndukëve të gruas së Ahmetaj, nuk do të shpëtojë dot kryeministrin Rama nga përfshirja në aferën e inceneratorëve.

“Rama-Veliaj janë autorë kryesorë të aferës së tmerrshme të djegësave. Kryetar është direkt Edi Rama. Ia dha Arben Ahmetaj. Le të kontrollojë syndyqet e gruas së Ahmetajt, por nuk shpëton Edi Rama nga afera e djegësve.
Të bëjë ç’të dojë, të kontrollojë kë të dojë. Ai është njeriu që mobilizoi qeverinë për një aferë të tmerrshme.

Erion Veliaj kreu krimin e shëmtuar duke firmosur në emër të gjithë këshillit dhe sot gjobit qytetarët me 18 euro për çdo ton. Janë të zier në krim, janë të mbrujtur në krim, janë të pashpresë. Ndaj i bën këto.
Kontrollon shtëpitë vetëm për të shpëtuar nga inceneratorët. Se SPAK është shndërruar totalisht në repart të PS-së. Totalisht!” tha Berisha./AlbEu.com/


Shtuar 10.03.2023 13:25