Si e priti familja? Arbana Osmani zbulon gjestin e papritur të tezes së Kiara Titos pas “avantazhit” nga BBV (FOTO LAJM)

Gjatë spektaklit të së martës në “Big Brother VIP”, Kiara Titos si lider shtëpie iu komunikua se ka një avantazh në lojë. Kiara “kërceu nga gëzimi” kur i thanë se do t’i jepet informacion nga jashtë.

Por vetëm pak sekonda më vonë në monitorin përballë saj u shfaqën titujt më të ashpër dhe denigrues për moderatoren. Kiarës iu komunikua meszhi më negativ që mund të merrte nga produksioni, i cili nuk ishte munduar aspak ta zbukuronte.Ky moment e tronditi mjaft Kiarën dhe produksioni i BBV u sulmua ndjshëm në rrjet.

Por Arbana ka treguar sot se si e ka pritur familja e Kiarës këtë moment, në raport me prododuksinin. Me rastin e 8 Marsit, tezja e Kiarës i ka dërguar Arbanës një buqetë me lule ku shkruan:

“E dashur Arbana, Gëzuar 8 Marsin! Nga tezja e Kiarës”.

Moderatorja e ka mirëpritur buqetën duke shtuar:

“Mirënjohëse të gjithë familjarëe të banorëve të cilët më mirë se askush tjetër dinë dhe kuptojnë përkushimin e stafit ndaj yjeve të programit”.

/albeu.com/