Një 80-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën pas infektimit me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit, janë kryer 310 testime, ku 16 kanë rezultuar pozitivë.
12 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, dhe nga 1 rast në Fier, Roskovec, Vlorë, Korçë.
Në të gjithë vendin janë 156 qytetarë aktiv me COVID-19. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë.
Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,852 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 8 Mars 2023)
Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 16
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 310
Testime totale 2,042,781
Raste pozitive 333,608
Raste të shëruara 329,852
Raste Aktive 156
Humbje jete 3,600
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 140
Fier 8
Vlorë 6
Durrës. 3
Shkodër. 1
Elbasan. 1
/Albeu.com/