Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”, Kiara Titos si lider shtëpie iu komunikua se ka një avantazh në lojë. Kiara “kërceu nga gëzimi” kur i thanë se do t’i jepet informacion nga jashtë.
Por vetëm pak sekonda më vonë në monitorin përballë saj u shfaqën titujt më të ashpër dhe denigrues për moderatoren. Kiarës iu komunikua meszhi më negativ që mund të merrte nga produksioni, i cili nuk ishte munduar aspak ta zbukuronte.
Kiara u trondit nga reagimi i Efit, Kejvinës dhe Klea Hutës. Por kjo e fundit ka reaguar menjëherë.
“Përmbledhje e shëmtuar dhe cinike”, shkruan Klea në postimin e saj./albeu.com/