Kryeministri Rama nga Berlini, ku ndodhet sot për një vizitë zyrtare, tha se vendet e rajonit duhet të marrin shembull nga Shqipëria për sa i përket reformës në drejtësi. Sipas tij, reforma në drejtësi e ka ngritur stekën në pikën ku nuk ishte imagjinuar më parë.
Reforma e re në Drejtësi nuk do të dijë se nga cili kah politik vjen apo sa pushtet ke, sipas kryeministrit. Por tani në Shqipëri është fakt që po goditen dhe personat e lidhur me shumicën qeveritare.
Rama: Për sa i përket Samitit është kënaqësi dhe nder. Është një shprehje besimi, por edhe një detyrim ndaj aleatëve tanë kaq të rëndësishëm. Po ashtu nuk diskutohet që edhe Samiti i 6 dhjetorit ishte diçka që ka lënë një gjurmë të thellë te ne, e cila mbi të gjitha është barrë për të merituar në vijimësi repsektin që kemi fituar. Jemi i vetmi vend në rajon që falë reformës në drejtësi e kemi ngritur stekën në pikën që nuk ka qenë kurrë ndonjëherë. Edhe vendet e tjera të rajonit duhet të marrin shembull. Në pikën ku drejtësia nuk do të dijë nga cili krah i politikës vjen apo sa pushtet ke, drejtësia do të bëjë punën e saj. Ka ardhur dita që në Shqipëri është bërë fakt, fakti që edhe njerëz me profil të lartë të lidhur me shumicën qeverisëse mund të shkojnë para drejtësisë. Procesi i Berlinit është krijuar për ta shtyrë më tutje këtë rrugë./Albeu.com/