Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë.
Ai tha se është dhe ndihet kryetar i partisë dhe shtoi se PD duhet të bëjë zgjedhje tëreja nga baza në krye.
“Jam dhe ndjehem drejtues i partisë dhe ushtrues i detyrës. Sipas ligjit, në regjistrin e partive regjistrohen emrat e kryetarëve kur ka një dorëheqje. Duhet regjistruar zgjedhja e kryetarit te ri jo aktet e dorëheqjes. PD duhet të organizojë procesin e zgjedhjeve nga baza deri në krye”, tha Alibeaj. /albeu.com