Po punohet për largimin e rrënojave të trenave nga vendi i aksidentit tragjik në Tempi.
Më konkretisht, ekipet speciale kanë larguar vagonët dhe mbeturinat nga zona në një kohë shumë të shkurtër pas përfundimit të të gjitha kontrolleve nga ekipet speciale të ELAS dhe zjarrfikësve.
https://www.youtube.com/watch?v=PxLWacU0yrg
Dy vagonët që nuk u shkatërruan, u hoqën nga vendi i tragjedisë duke i tërhequr zvarrë në shina, ndërsa për pjesën tjetër u desh të përdorej një vinç dhe kamionë, ku procesi ishte veçanërisht i ndërlikuar.
Më në fund, punimet e rehabilitimit të linjës hekurudhore kanë nisur dhe tashmë janë drejt përfundimit.
/Albeu.com/