“Masakër” me fondet publike, Spitali i Vlorës merr “karton të kuq”, 840 milionë lekë pa garë: Çmenduria në letra

Nga AlbEu.com

Tenderët e shëndetësisë janë kthyer në një gangrenë të madhe për buxhetin e shtetit pasi shifrat e mëdha që prokurohen si edhe mungesa e konkurrencës në një pjesë të mirë të rasteve bën që fondet publike të menaxhohen në formën më të keqe të tyre.

Rasti më tipik i këtyre ditëve vjen nga Spitali Rajonal i Vlorë, në të cilin drejtoresha Brunilda Mersini a organizuar një tender me vlerë totale 840 milionë lekë të vjetra me TVSH për blerje materialesh mjekimi për nevojat e spitalit si edhe të materiale konsumi për shërbimin e kirurgjisë.

Tenderi është ndarë me dy lote, ku kontraktori thekson se pret oferta nga kompani apo bashkim kompanish. Më konktretisht, loti 1 ka objekt ” Blerje materiale mjekimi te pergjithshme per nevoja te Spitalit Rajonal Vlore “ dhe fond limit 34 579 246 lekë (pa TVSH) kurse loti 2 ka objekt “Blerje materiale mjekimi konsumi dhe kirurgjikale per nevoja te Spitalit Rajonal Vlore” dhe një fond limit 35 589 422 lekë pa TVSH.

Sipas të dhenave të Agjencisësë së Prokurimeve Publike, konkratori, pra Spitali Rajonal i Vlorës ka shpallur fituesit dhe ka lidhur kontratat një vjeçare me tre kompani.

Bashkimi i kompanive  MONTAL SHPK me pronar Skënder Lusin dhe BIOMETRIC ALBANIA SHPK me pronar Artur Kadarenë kanë fituar lotin e parë, kurse loti i dytë është fituar nga EUROMED shpk, në rë cilën rezultojnë pronarë Hervin Fora dhe Engjëll Hoxha.

Pikërisht këtu nis edhe problemi me këtë tender, i cili për nga fondi limit konsiderohet tepër i madh për sektorin e shëndetësisë.

Në dyja rastet, dy lotet janë fituar me 99% të fondit limit!

Ne foto: Loti 1 i tenderit i shpallur me "flamur te kuq" nga Open Prorurement Albania per shkak te mungeses se konkurrences
Ne foto: Loti 1 i tenderit i shpallur me “flamur te kuq” nga Open Prorurement Albania per shkak te mungeses se konkurrences

Kjo konsiderohet një çmenduri në praktikën normale të prokurimeve publike dhe nëse dikush do të merrej seriozisht me këtë çështje, ata që kanë firmosur letrat duhet të përballen me pasoja ligjore serioze.

Por, gjithçka e ka një shkak!

Dhe kjo kosto e frikshme për fondet publike në tenderin në fjalë ka ardhur për shkak të mungesës së theksuar të konkurrencës.

Siç konstaton AlbEu.com, në të dyja lotet kanë ofertuar vetëm kompanitë fituese dhe aksush tjetër!

Ne foto: Loti 2 i tenderit i shpallur me "flamur te kuq" per shkak te mungeses se konkurrences
Ne foto: Loti 2 i tenderit i shpallur me “flamur te kuq” per shkak te mungeses se konkurrences

Megjithatë, kontraktuesi, pra Spitali Rajonal Vlorë ka vijuar me procedurat nuk mos iu dhimbsur asnjë qindarkë nga taksat e shqiptarëve.

I mbetet autoriteteve ligjore të vërtetojnë nëse shkaku i kësaj padhembshurie, është thjesht papërgjegjëshmëria apo korrupsioni.

Jo më kot, platforma Open Procurement Albania e ka shpallur me “flamur të kuq këtë tender pasi mungon tërësisht konkurrenca dhe 840 milionë lekë me TVSH u janë dhënë pa të keq tre kompanive, të njohura për praktika problematike me tenderët në sektorin e shëndetësisë.

Kush janë kompanitë

Kompanitë fituese të këtij tenderi  MONTAL SHPKBIOMETRIC ALBANIA SHPK dhe EUROMED shpk njihen për statistikat e çuditshme të tenderëve të shendetësisë duke fituar shpesh me 98-99% të fondit limit.

AlbEu.com konstaton nga të dhënat e thesarit të publikuara nga platforma Open Data Albania se kompanitë në fjalë kanë një rritje të ndjeshme të volumit dhe fitimeve kryesisht pas vitit 2013, i cili përkon edhe me ardhjen në pushtet të maxhorancës së sotme. /AlbEu.com

 

 

 


Shtuar 6.03.2023 21:05