Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një 64 vjeçar i ka dhënë fund jetës.
Mësohet se viktima, ka kryer aktin e rëndë atë të vetëvarjes rreth orës 06:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë. Sipas policisë, viktima është identifikuar si F.M.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com