Skuadra kampione e Rumanisë, CFR Cluj është gjobitur nga UEFA. Skuadra rumune ka shkelur rregullar e “Fair-Playt” financiar të vendosur nga forumi europian.
Tashmë skuadra kua luan edhe ish-lojtari i Ballkanit, Ermal Krasniqi do të paguajë 250 mijë euro. Gjithashtu, CFR Cluj mori një dënim me kusht, rrezikon të mos marrë pjesë në kompeticionet evropiane për tre vjet, nëse përsëritet.
Të lidhura
None found
Drejtuesit e skuadrës së Clujit siguruan se kanë marrë të gjitha masat që gabimet të mos përsëriten.
“Situata financiare në të cilën ndodhemi sot është e supozuar dhe pikërisht në këtë kuptim, drejtuesit e klubit prej kohësh kanë bërë përpjekje të mëdha për të kompensuar humbjet e bëra në vitet e fundit”, thuhej në njoftim.
