Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme në një seancë gjyqësore lidhur me padinë që ka ngritur nga kreut të PD-së Sali Berisha dhe zëdhënëses së kësaj partie, Floriana Garo, në lidhje me akuzat në parlament rreth vrasjes së Ravik Gurrës dhe ato të përfshirjes në bandat e Elbasanit.
Balla ka folur për mediat para GJKKO ku u shpreh se gjyqin do ta fitojë, ndërsa shtoi se Berisha duhet të bëhet gati që të jetë klient i përhershëm
“Është një vepër penale që duhet ndëshkuar. Edhe Bashën kam arritur ta fitoj gjyqin për shpifje do fitoj dhe me BerishëN. Thirrja ime për GJKKO është që Berisha duhet të mësohet të vijë për çështjet që e kemi thirrur ne por edhe për çështjen që e kanë thirrur shqiptarët, ndër to 21 janari, Gërdeci, privatizimi i OSSH, privatizimi i kompleksit Partizani. Berisha duhet të bëhet gati që të jetë klient i përhershëm. Kam bërë padi për disa akuza të paqena në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.