Po bënte foto me miqtë, i riu bie nga ura e njohur në Romë

Një 31-vjeçar, që po bënte një selfie në shoqërinë e miqve, në urën Garibaldi, në Romë, ka humbur ekuilibrin dhe ka përfunduar poshtë, në zonën e asfaltuar.

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në zonën e Trastevere.

Mësohet se i riu është transportuar në gjendje të rëndë në spital dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni.

Versioni se 31-vjeçari humbi ekuilibrin teksa po bënte selfie dhe ra nga ura, është konfirmuar edhe nga karabinierët italianë, shkruajnë mediat e huaja.


Shtuar 16.05.2021 14:51