Dan Hutra, rreth 40 vjeç është shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Paskuqan.
40-vjeçari qëlloi me armë ndaj familjes së ish-gruas duke lënë 2 persona të vdekur dhe 2 të plagosur.
Albeu.com ka siguruar edhe foton e autorit të dyshuar, i cili u largua nga vendi i ngjarjes me makinën tip “C Class” ngjyrë e zezë.
Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë, por paraprakisht dyshohet se mes autorit të dyshuar dhe vjehrrit ka pasur konflikt.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorit.
Ndërkohë Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në vendin e ngjarjes./Albeu.com.