Aksidenti tragjik në Greqi, Zelensky: Ukraina ndan dhimbjen me familjarët e viktimave

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka ndarë dhimbjen me familjet e viktimave të aksidentit tragjik në Greqi, ku përplasja e dy trenave ka marrë jetën e 36 personave dhe ka lënë të lënduar 85 të tjerë.

Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se populli ukrainas ndan dhimbjen me familjarët e viktimave dhe u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve,

“Ngushëllimet e mia më të thella për  presidenten e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou dhe njerëzit grekët për humbjen e jetës në përplasjen e trenit në Greqinë veriore. Populli i Ukrainës ndan dhimbjen e familjeve të viktimave. Ne urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, shkruan ai./albeu.com

 


Shtuar 1.03.2023 11:38