Gjithmonë jemi mësuar të shikojmë gola spektakolarë nga goditja e dënimit nga Alban Meha, i cili vazhdon të shfaqë mjeshtërinë e tij. Meha aktivizohet me Kesel në divizionin e pestë në Gjermani, ku ka gjetur edhe rrugën e rrjetës ditën e sotme.
Mesfushori shqiptar ka shënuar në minutën e 93-tëm duke i dhënë barazimin skuadrës së tij ndaj Steinbah Haiger.
Përveç golit në minutat e fundit, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ishte edhe mënyra se si u realizua goli. Meha bëri një ekzekutim perfekt të goditjes së dënimin, nga një distancë prej më shumë se 30 metrash.
Në fakt një gol të tillë nuk e shohim për herë të parë nga 35 vjeçari, pasi e kemi parë shpesh të shënojë të tillë gola, madje edhe me fanellën e Kombëtares pak vite më parë.