Po priste porosinë prej 294 kg kokainë, kapet në flagrancë shqiptari në Francë

Një 34 vjeçar shqiptar është arrestuar teksa po priste të merrte 294 kg kokainë në Francë.

Arrestimi i tij erdhi pasi autoritetet policore e kapën ngarkesën në portin francez të Montuar de Bretagne, brenda një konteineri nga Brazili.

Policia e Shtetit në Modena arrestoi 34-vjeçarin i cili akuzohet  për krimin e trafikut të drogës pasi që ngarkesa prej gati treqind kilogram kokainë ishte destinuar për të.

Pas arrestimit, shqiptari u dënua me burg.


Shtuar 16.05.2021 10:40