Milani i jashtëzakonshëm në “San Siro” përballë Atalantës, Gjimshiti i pafuqishëm përballë kuqezinjve

Milani duket se ka rigjetur formën më të mirë, këtë e ka tregur edhe mbrëmjen e sotme në “San Siro’ ku ka mmposhtur me rezultatin 2-0 skuadrën e atalanës dhe ëhstë ngjitur në venidn e tretë në Serie A, me pikë të barabarta me Interin e vendit të dytë.

Kuqezinjtë e kanë nisur vrullshëm që në fillim duke krijuar mjaft raste, por Giroud ishte ia pafat përballë portierit bergamas.

Goli i parë për Milanin do të vinte në minutën e 25-të, pasi topi i goditur fort nga Teo hernandez përplaset fillimisht në shtyllë dhe më pas në trupin e portierit Musso duke përfunduar në rrjetë.

Me rezultatin 1-0 u mbyll dhe pjesa e parë e ndeshjes. Ndërkohë në pjesën e dyte u fut në fushë dhe Zlatan Ibrahimovic, i cili ngriti në pehë tifozerinë, të cilët kishin që nga sezoni i kaluar që nuk e kishin parë në fushën e blertë.

Ndërkohë që në minutën e 86-të mesias shënon dhe golin e tyre për kuqezinjtë pas një asisi të Leaos.

 

 

 


Shtuar 26.02.2023 22:46