Aksidenti në Kroaci, reagon Begaj: Po ndjek situatën, jemi pranë familjeve të pasagjerëve

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me aksidentin që ndodhi sot në Kroaci, ku një shqiptar humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën.

Begaj ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe garanton familjarët e të gjithë pasagjerëve të lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre.

Reagimi i plotë:

Po ndjek me shqetësim aksidentin tragjik që ndodhi sot në Kroaci ku humbi jetën një shqiptar dhe u lënduan disa të tjerë. Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjarëve për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
Gjithashtu siguroj të gjithë familjarët e të lënduarve se po e ndjek situatën në vijimësi duke komunikuar me Ambasadorin shqiptar në Kroaci, si dhe me autoritetet kroate.
Dëshiroj t’i garantoj familjarët e të gjithë pasagjerëve të lënduar se shteti shqiptar është pranë tyre.

    

Një autobus me targa shqiptare u aksidentua në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, në Kroaci mbrëmjen e djeshme në orën 23:43.

Sipas policisë, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi.


Shtuar 26.02.2023 15:15