Moti sot i qëndrueshëm, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por që në zonat malore nganjëherë pritet të ketë dhe reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 14ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 24°C.

Era do të jetë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm por herë pas here do të ketë edhe reshje. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06°C në 19°C dhe në zonat e ulëta nga 10°C në 21°C.


Shtuar 16.05.2021 08:04

Tags: ,