Vritet me armë zjarri një shqiptar në Athinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Një shqiptar ka mbetur i vrarë në një kafene në Nea Joni pasi u qëllua aksidentalisht.

Episodi i përgjakshëm ka nodhur në orën 23:40 të së martës në një kafe në rrugën Kastamonis, në Nea Joni ku një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka përfunduar në spital ku ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të fundit, gjithçka ka nisur kur një grup prej shtatë shqiptarësh kanë mbërritur në kafene dhe kanë nisur të debatojnë pa u ulur.

Më pas të shtatë dolën në rrugë jashtë kafenesë dhe njëri prej tyre nxori armën dhe që lloi.
Për pasojë, shqiptari fatkeq, i cili siç u konstatua nuk kishte lidhje me grupin e bashkatdhetarëve të tij që u grindën, mbeti i plagosur në klavikul.

Pas vrasjes së shqiptarit, grupi prej 7 personash është zhdukur në drejtim të panjohur.
Oficerët e policisë që ndodhen në vendngjarje gjetën një xhip, i cili dyshohet se i përket njërit prej anëtarëve të grupit shqiptar.

Shqiptari u dërgua i plagosur në spitalin CAT ku ndërroi jetë pak para orës 03:00 pasi kishte humbur shumë gjak.
Rasti po hetohet nga Departamenti i Vrasjeve, ku policia ka grumbulluar nga vendngjarja shtatë gëzhoja dhe një plumb të deformuar, ndërsa është vënë në kërkim të personit që ka qëlluar./Albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 07:40