Pas dy raundeve të dështuara, Kushtetuesja pritet të zgjedhë sot kreun e saj

Ditën e sotme, pas dështimit të dy raundeve, Gjykata Kushtetuese  pritet të zhvillojë raundin e tretë për të zgjedhur kreun e saj.

Në garë janë Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.

Asnjëra prej kandidateve në dy raundet e para nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

Raundi i dytë u zhvillua më 17 shkurt.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00”, thuhet në njoftimin.

Në raundin e parë rezultati i votimit :

Gjyqtarja Fiona Papajorgji – 3 vota
Gjyqtarja Marjana Semini – 2 vota
Gjyqtarja Holta Zaçaj – 4 vota.

Në raundin e dytë rezultati i votimit:

Gjyqtarja Fiona Papajorgji – 3 vota
Gjyqtarja Marjana Semini – 3 vota
Gjyqtarja Holta Zaçaj – 3 vota.

PËRBËRJA E GJYKATËS KUSHTETUESE
1. Marsida Xhaferllari, anëtare
2. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
3. Dr. Elsa Toska, anëtare
4. Sonila Bejtja, anëtare
5. Dr. Sandër Beci, anëtar
6. Ilir Toska, anëtar
7. Gent Ibrahimi, anëtar
8. Prof. Dr. Marjana Semini, anëtare
9. Holta Zaçaj, anëtare

/Albeu.com./