Fotot e Rihanna-s me ASAP Rocky dhe djalin e tyre janë bërë virale, pasi është hera e parë që ata tregojnë zyrtarisht se si duket fëmija i tyre.
Fotoja ka marrë më shumë se 10 milion pëlqime dhe mbi 50 mijë komente, por siç duket ylli 34-vjeçar nuk ka ngurruar që t’i kthejë përgjigje kritikave.
View this post on Instagram
Megjithatë, ajo tashmë është nënë dhe siç ka treguar në intervistën e saj për Vogue, nuk do të lejojë askënd që ta kritikojë fëmijën e saj, madje as para 143 milionë ndjekësve të saj në Instagram.
Sipas Daily Mail, shprehja “aq e bukur” që ajo përdori për të përshkruar djalin që lindi në maj u kritikua nga disa fansa në internet si një përshkrim i pazakontë për një foshnjë të vogël.
Rihanna FIRES BACK at trolls who criticized her for calling her baby son ‘so fine’ as if he were a ‘grown man’ https://t.co/FrwEDxnaZF
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) February 18, 2023
Në një lëvizje të rrallë, Rihanna u përgjigj duke thënë: “Vetëm mbajini putrat e pumës larg tij dhe ne jemi mirë!” .
Me termin pumë, zakonisht nënkuptohet një koncept më fyes i një gruaje që flirton me burra shumë më të rinj, zakonisht “adoleshente”./Albeu.com/