Me doza kokaine gati për shitje dhe mijëra euro të fshehura nën dyshek, arrestohet shqiptari në Itali

Karabinierët e Perugias kanë arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i akuzuar për trafik droge.

Ushtarakët e ndaluan burrin në parkingun e ish-spitalit të Silvestrinit, dhe pas kontrollit iu konstatua një sasi kokaine.

Gjatë kontrollit të mëpasshëm në shtëpinë e tij, ushtarakët gjetën doza të tjera kokaine gati për shitje, dy peshore precize, një mikser kuzhine që përdoret për të copëtuar drogën dhe për ta kombinuar me materialin prerës dhe rreth 9200 euro, kryesisht në kartëmonedha 20 dhe 50 euro.

Paratë u gjetën në pjesë të ndryshme të shtëpisë dhe gjithashtu brenda një dysheku./Albeu.com/


Shtuar 17.02.2023 22:51