Tërmeti në Turqi, mbi 50 mijë ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar rëndë

Turqia ka thënë se gjithsej 50,576 ndërtesa ose janë shembur ose janë dëmtuar rëndë pas tërmeteve që goditën për herë javën e kaluar.

Në një raport, Ministria e Mjedisit e vendit tha se të gjitha ndërtesat në rrezik duhet të prishen urgjentisht. Autoritetet kanë inspektuar deri tani më shumë se 387,000 ndërtesa në 10 provincat juglindore të goditura nga tërmeti.

Qyteti i Gaziantepit ka numrin më të madh të ndërtesave që duhet të prishen urgjentisht, gati 12,000, të ndjekura nga 10,911 në Hatay dhe 10,777 në Kahramanmaras, thuhet në raport.

Sipas Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmetet u pasuan nga 3,858 pasgoditje. /albeu.com


Shtuar 15.02.2023 14:57