Berisha për protestën: Det njerëzish do të derdhet në rrugë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në  emisionin “Now me Erla Mëhillin” se 11 shkurti do të nxjerrë gjithë Shqipërinë në rrugë.

“Me ndjesitë dhe perceptimet që kam, informacionet që marr, Shqipëria do marshojë drejt Tiranës, Tirana e tërë do të derdhet në rrugë. Nuk ka gjë më të vështirë se të përcaktosh numrin, por do të jetë një det njerëzish që se ka parë kurrë ndonjëherë, pasi problematika për të cilën është thirrur kjo protestë çdo shqiptar”,  u shpreh Berisha në Euronews.

Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e 4 kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e partisë Demokratike. Vendimi u mor mbrëmjen e së martës pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.

Thirrja e protestës paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.


Shtuar 9.02.2023 22:12